Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Ikona Parashqevi Simaku – qytetare nderi e Kavajës
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Ikona Parashqevi Simaku – qytetare nderi e Kavajës
Yjet

Ikona Parashqevi Simaku – qytetare nderi e Kavajës

Written by:
Prive
Last updated: 23 Dhjetor, 2025
Share

Një surprizë e vërtetë ka ardhur orët e fundit nga Elton Ilirjani! Biznesmeni i njohur ka publikuar një video ekskluzive krah ikonës së pakrahasueshme të muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, duke na dhuruar emocione të forta nostalgjie.

Contents
  • “Kavajën nuk e nxjerr dot nga Parashqevia”
  • Homazh për rrënjët dhe mësuesit

Artistja legjendare është nderuar me titullin e lartë “Qytetare Nderi” gjatë festës tradicionale “Sofra e Kavajës”. E qeshur dhe plot sharm, Parashqevia shfrytëzoi këtë moment për të ndarë disa fjalë zemre për vendlindjen dhe për kryebashkiakun Fisnik Qosja, i cili bëri të mundur këtë vlerësim.

“Kavajën nuk e nxjerr dot nga Parashqevia”

Në fjalën e saj, këngëtarja zbuloi një prapaskenë prekëse lidhur me gjendjen e saj shëndetësore dhe periudhën e rikuperimit. “Ka kaluar gati një vit që kur dëgjova Fisnikun… mori Eltonin dhe i tha: ‘Çfarë të bëj për Parashqevinë, të lutem më thuaj!’ Më ka ngelur në shpirt, sepse gjithë këtë kohë që jam rikuperuar nga ngjarjet që ndodhën, dua ta falënderoj për këtë nder të madh,” – u shpreh ajo.

Me zërin që i dridhej nga emocioni, Simaku dhuroi edhe deklaratën që po bën xhiron e rrjetit:

“Mund ta nxjerrësh Parashqevinë nga Kavaja, por nuk e nxjerr dot Kavajën nga Parashqevia. Jam me ju me gjithë zemër e me gjithë shpirt.”

Homazh për rrënjët dhe mësuesit

Artistja nuk harroi të përmendë zanafillën e saj. Ajo kujtoi me nostalgji fëmijërinë, mësimet nga gjyshërit dhe takimin e parë me maestron e madh Rexhep Asimi apo mësuesen Terezina Levi. Për Parashqevinë, tradita muzikore kavajase mbetet fisnike dhe me rrënjë të thella, një thesar që ajo e ka marrë me vete në çdo skenë botërore.

“Edhe pse kam kënduar kudo, thelbi im mbetet shpirti dhe tradita e Kavajës. Guri i rëndë në vend të vet, themi ne. I qofsha falë djepit që më ka lindur e rritur kavajëse,” – përfundoi ikona e muzikës.

Kujtojmë se hera e fundit kur Parashqevi Simaku performoi një koncert recital në qytetin e saj të lindjes ishte në korrikun e vitit 1999, çka e bën këtë rikthim virtual edhe më domethënës për publikun shqiptar. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Kush merr përgjegjësi’, llogaria e Kushtrimit me reagim të fortë pas rikthimit të Toneyt
Next Article E treta e vërteta? Blero hedh dyshime për një dasmë!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Qëndrim Krasniqi bëhet baba për herë të parë

Një gëzim i madh ka mbërritur në familjen Krasniqi.…

Writen by
Prive
19 Gusht, 2025
Yjet

Lamtumirë Brigitte Bardot, ikona që ndryshoi një epokë

Bota e artit dhe kinematografisë mbarëbotërore është në zi…

Writen by
Prive
28 Dhjetor, 2025
Yjet

Selvija po shkëlqen pas ndarjes, surprizon me pamjen e re

Pas ndarjes nga këngëtari Shpat Kasapi, Selvije Jao duket…

Writen by
Prive
18 Shtator, 2025
Yjet

Çmendet rrjeti, Vserlo poston foto nudo në Instagram

Vserlo, një nga ish-banorët më të komentuar të Big…

Writen by
Prive
22 Maj, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Në terrenin e saj të preferuar: Donjeta Morina “vulos” suksesin me baladën e re
6 Shkurt, 2026
Ana shkon në Kili, merr ‘aprovimin’ e gjyshes së Kevinit
6 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?