Një përballje e tensionuar ka ndodhur sonte gjatë spektaklit “Prime” të Big Brother VIP Kosova 5, ku Jona Krasniqi, Doresa dhe Lejla Hoxha u përballën lidhur me akuzat për bullizim dhe fyerje që kanë qarkulluar ditëve të fundit në rrjetet sociale.
Doresa u lidh drejtpërdrejt nga Gjermania, ndërsa Lejla Hoxha hyri brenda shtëpisë së BBVK 5, për të diskutuar rreth polemikave që kanë përfshirë grupin e vajzave dhe komentet e vjetra që po qarkullojnë në internet.
Kujtojmë se Doresa kishte folur pikërisht këto ditë edhe për Prive By LS, ku kishte rrëfyer përvojën e saj me bullizimin dhe kishte ngritur pretendime të forta për Jonën dhe grupin e vajzave.
Gjatë përballjes së sotme, Jona nuk i pranoi pretendimet e Doresës, duke deklaruar se, ndonëse pranonte përgjegjësi për komentet ndaj influencereve të tjera, nuk pranonte akuzat e saj. Sipas Jonës, edhe Doresa e kishte bullizuar për një periudhë prej tre deri në katër muajsh.
Kjo deklaratë nxiti reagimin e menjëhershëm të Doresës, e cila e kundërshtoi ashpër Jonën, duke i thënë se nuk mund ta konsideronte veten feministe, pasi sipas saj, e kishte bullizuar dhe i kishte shkaktuar shumë vuajtje.
“Ti s’je feministe, ti më ke bullizuar, ti ma ki nxi jetën”, iu drejtua Doresa, duke mos pranuar pretendimet e Jonës.
Momenti më i fortë i përballjes erdhi kur Doresa foli për pasojat që, sipas saj, kishte përjetuar nga bullizimi në të kaluarën.
“Ma ki nxi jetën, s’kom dashtë me jetu pas atyre bullizimeve”, u shpreh ajo, duke treguar se sa rëndë kishte ndikuar kjo periudhë në jetën e saj.
Megjithatë, pavarësisht përballjes së drejtpërdrejtë dhe deklaratave të forta, debati përfundoi pa asnjë kërkimfalje mes Doresës dhe Jonës, të cilat vazhduan t’u qëndronin pretendimeve të tyre.
Përplasja e tyre ishte një nga momentet më të tensionuara të spektaklit, duke rikthyer në qendër të vëmendjes një çështje që prej ditësh po shkakton reagime të shumta në rrjetet sociale. /Prive By LS


