Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Gjesti i Ludo Lee ndaj Elijonës, familja e banores me deklaratë të fortë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Gjesti i Ludo Lee ndaj Elijonës, familja e banores me deklaratë të fortë
Yjet

Gjesti i Ludo Lee ndaj Elijonës, familja e banores me deklaratë të fortë

Written by:
Prive
Last updated: 7 Janar, 2026
Share

Familja dhe menaxhmenti i banores së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, kanë thyer heshtjen përmes një deklarate zyrtare në Instagram, pas ngjarjes që ndodhi ditën e djeshme brenda shtëpisë.

Reagimi vjen pasi banori Ludo Lee bëri një gjest drejt Elijonës, i cili nga kjo e fundit u perceptua si i pahijshëm dhe u cilësua si ngacmim seksual, duke shkaktuar rëndesë emocionale te banorja.

Në deklaratën e tyre, familjarët shprehen se kanë qëndruar në heshtje për shumë raste kur Elijona ka pasur pasoja psikologjike, por theksojnë se kjo situatë ka kaluar çdo limit.

“Kur një situatë kalon çdo kufi, dikur bëhet Boll. Stop dhunës,” shkruhet në postimin e tyre, ku qasja e Ludos vlerësohet si tërësisht e papranueshme dhe një sjellje që nuk duhet normalizuar në asnjë mënyrë.

Familja e Elijonës e ka cilësuar mënyrën e komunikimit të Ludos si një “gjuhë të dhunës ekstreme dhe kërcënuese”, duke argumentuar se asnjë format televiziv apo lojë nuk mund të justifikojë thirrjet për dhunë.

Sipas tyre, sjellje të tilla tejkalojnë kufijtë e respektit dhe krijojnë një presion emocional që askush nuk meriton ta përjetojë, as brenda një reality-show dhe as jashtë tij.

Në mbyllje të reagimit, menaxhmenti dhe familja i kanë bërë një thirrje të hapur produksionit dhe audiencës që kjo situatë të adresohet me seriozitetin maksimal.

Ata kërkojnë që pasojat reale të fjalëve dhe veprimeve të tilla të merren parasysh, pasi integriteti i banores është vënë në rrezik nga deklaratat që ata i konsiderojnë të papranueshme pavarësisht kontekstit të momentit. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elijona Binakaj (@elijona)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Lajmet për ribashkim, zbulohet çka po ndodh mes çiftit të njohur
Next Article Zbulohet! Ja kush është i dashuri artist i Benitës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Luan Krasniqi në zi, ndan lajmin mortor

Ish-boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, po përjeton një…

Writen by
Prive
17 Qershor, 2025
Yjet

Shënoni datën! Zbulohet surpriza e madhe për fansat e Edit

Dy ditë pasi në profilin zyrtar në Instagram të…

Writen by
Prive
29 Dhjetor, 2025
Yjet

Vazhdon drama Fifi-Egli, ky është zhvillimi i fundit

Pas daljes së saj nga Big Brother VIP, Egli…

Writen by
Prive
18 Gusht, 2025
Yjet

Reperi i njohur shqiptar po i jep fund beqarisë

Një nga emrat më të suksesshëm të skenës muzikore…

Writen by
Prive
22 Mars, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?