Në një industri ku ekspozimi i tepërt është bërë normë e pashkruar për mbijetesë, ka një emër që ruan me fanatizëm misterin e saj prej dekadash, dhe ajo është Aida Baraku. Nëse partnerin e saj të jetës dhe artit, Armend Rexhepagiqin, e kemi parë të rikthehet fuqishëm kohët e fundit – duke mbushur sallat me koncerte nostalgjike dhe duke dominuar toplistat me projekte moderne – e njëjta gjë nuk mund të thuhet aspak për Aidën. Tekstshkruesja legjendare, e cila ka firmosur disa nga perlat më të dhimbshme dhe të bukura të muzikës shqipe, vazhdon të mbetet “hija” më e kërkuar e showbiz-it, duke refuzuar daljet publike dhe intervistat.
Por, duket se rregullat thyhen kur në mes është një miqësi çerek shekullore. Ka qenë këngëtarja Lori Kaçka ajo që ka bërë të pamundurën, duke publikuar një foto të rrallë, ndoshta të vetmen për këtë vit, ku shfaqet krah dyshes ikonike. Të ulur në ambientet e një prej lokaleve të reja në kryeqytet, treshja duket se nuk është mbledhur thjesht për të pirë një kafe dhe për të kujtuar kohët e vjetra. Lori, me një buzëqeshje që fsheh shumë, ka lëshuar “bombën” në mbishkrimin e saj duke përmendur “ide dhe plane të reja”.
Kjo foto ka mjaftuar që rrjeti të ziejë nga spekulimet. Kur Aida Baraku del nga “bubble” i saj dhe ulet në tavolinë me një këngëtare, zakonisht rezultati është një baladë që thyen zemra dhe rekorde. Me syze dielli karakteristike dhe atë stilin e saj të pagabueshëm prej dive të heshtur, Aida duket në formë të shkëlqyer, ndërsa Armendi ruan buzëqeshjen e tij karakteristike.
Mbetet për t’u parë nëse ky “reunion” do të sjellë hitin e radhës për Lorin, por një gjë është e sigurt: kur bëhen bashkë këta të tre, diçka e madhe po vjen. / Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


