Ola Elezaj ka konfirmuar se tashmë është zhvendosur për të jetuar në Prishtinë.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, teksa kërkoi nga ndjekësit sugjerime për shërbime të ndryshme në kryeqytet.
“Tani që jetoj në Prishtinë, më sugjeroni ku i bëni thonjtë, flokët, trajtimet. Jam e humbur, duhet t’i gjej nga fillimi”, shkroi ajo.
Ky ndryshim në jetën e Olës vjen pas lidhjes së krijuar me Adion Pukën, me të cilin u njoh gjatë pjesëmarrjes në “Ferma VIP”. Dyshja e vazhdoi raportin edhe jashtë formatit, duke e bërë publik përmes paraqitjeve dhe momenteve të përbashkëta në rrjetet sociale.
Megjithëse prej kohësh qarkullonin raportime se Ola dhe Adioni kishin nisur një kapitull të ri në Prishtinë, tashmë ishte vetë ajo që konfirmoi se jeton në kryeqytetin e Kosovës.
/Prive By Liberta Spahiu



