Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Zbardhet dëshmia e Ogren Ballukut: Neda më keqtrajtonte në sy të fëmijëve
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Zbardhet dëshmia e Ogren Ballukut: Neda më keqtrajtonte në sy të fëmijëve
Yjet

Zbardhet dëshmia e Ogren Ballukut: Neda më keqtrajtonte në sy të fëmijëve

Written by:
Prive
Last updated: 28 Janar, 2026
Share

Situata mes Neda Ballukut dhe bashkëshortit të saj, Ogren Balluku, ka kaluar në një tjetër nivel, duke përfunduar në përplasje të hapur në dyert e Gjykatës së Tiranës.

Gjithçka nisi më 16 janar, kur Gjykata lëshoi një urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm për Neda Ballukun, pas pretendimeve të saj për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti.

Vetëm pak ditë më pas, Ogreni i është drejtuar po ashtu drejtësisë duke kërkuar mbrojtje. Ai pretendon se është viktimë e dhunës së vazhdueshme verbale dhe psikologjike, duke renditur fjalë ofenduese dhe kërcënime të rënda që, sipas tij, i janë drejtuar nga bashkëshortja.

Përveç dhunës verbale, Ogren Balluku ka deklaruar në gjykatë se ndihet i survejuar. Ai pretendon se moderatorja ka përdorur kamerat e bizneseve private për të ndjekur lëvizjet e tij dhe ka paraqitur prova që, sipas tij, vërtetojnë se banesa e tij po përgjohej.

Kjo krizë e thellë në familjen e vëllait të zv/kryeministres ka marrë vëmendje të madhe, ndërsa pritet që drejtësia të zbardhë të vërtetën e këtyre akuzave të ndërsjella, shkruan Joq Albania.

Dëshmia e Ogren Ballukut:

“Kam pasur shqetesime te vazhdueshme nga bashkeshortja ime Neda Balluku dhe do te kerkoj te pajisem me Urdher te Menjehershem Mbrojtje per vete dhe djalin tim.… Jam i dhunuar verbalisht me fjalet me te ulta qe mund ti thuhen nje njeriu si (ordiner, hajdut, kriminel, kafshe, etj.)… Me kercenon verbalisht me fjalet do te bej te vrasesh veten, do prekesh fundin, mos gjetsh varr… Une dhe dy djemte e mi jemi te pergjuar ne shtepine tone… Diten e premte me date 16.01.2026 te dy djemt jane perballur me dhune psikologjike ne ambjentet e shkolles “Viktor Hygo”…”.

Megjithatë, Gjykata e Tiranës vendosi rrëzimin e kërkesës së Ogren Ballukut, duke mos pranuar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ndaj Neda Ballukut.

Nga ana tjetër, Neda Balluku pretendon se ish-bashkëshorti e pengon në mënyrë të paligjshme të takojë fëmijët, e nxjerr nga banesa dhe e ofendon në sy të tyre, duke i manipuluar kundër saj.

Dëshmia e Neda Ballukut:

“Kam per te deklaruar se per daten 20.01.2026 une me shtetasin Ogren jam takuar vetem ne sallen e gjyqit…nuk e kam kercenuar apo dhunuar fizikisht apo psikologjikisht kete shtetas… kam shkuar ne shkolle per te takuar femijet sipas vendimit te gjykates por nuk jam lejuar… ai ofendon, shan dhe denigron mua ne sy te femijeve… kam bere disa kallëzime dhe kam marrë urdhër mbrojtjeje sepse nuk më lejonte të takoja vajzën sipas vendimit të gjykatës…”.

Sipas saj, kërkesa e ish-bashkëshortit për urdhër mbrojtjeje është bërë si kundërpeshë ndaj vendimit të marrë më herët në favor të saj dhe si tentativë për të penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore për takimin me fëmijët. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Afrimiteti me Limin, familja e Albës me reagim të fortë
Next Article Londrimi bëhet viral në Brazil, ja çka thojnë për banorin e BBVK!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Adrin dhe Ilirianën i zë bora në vilën e re

Çifti i njohur, Adri dhe Iliriana, po kalojnë ditët…

Writen by
Prive
3 Tetor, 2025
Yjet

Ghetto Geasy “shkrin” rrjetin me urimin për Marinën

Në ditën e saj të veçantë, Marina Vjollca është…

Writen by
Prive
17 Maj, 2025
Yjet

Hospitalizohet aktorja Gresa Pallaska

Aktorja e njohur Gresa Pallaska është duke kaluar një…

Writen by
Prive
18 Qershor, 2025
Yjet

Engjëllusha dhe Mërgimi së shpejti prindër? Flet këngëtarja!

Sonte po mbahet kanagjegji i këngëtares Engjëllusha Salihu. Mbrëmja…

Writen by
Prive
5 Korrik, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Errësira s’e mposhtë ngjyrën”, Three60 me kampanjë mbështetëse për Gjestin
14 Mars, 2026
Në privatësi, Floriani qenka bërë plot dy herë baba!
14 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?