Këngëtarja e njohur Iliriana Sadriu ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka zbuluar detaje rreth gjendjes së saj shëndetësore, planeve profesionale dhe jetës private.
E pyetur nga fansat se çfarë e ka munduar këto ditë, Iliriana ka sqaruar se fillimisht kishte dyshuar për një grip të thjeshtë, por realiteti doli të ishte më i vështirë.
“Shumë faleminderit për mesazhet që më keni shkruar. Më ka mbet me ja shpjegu se kam mendu që o grip, po realisht kisha pas problem me veshkë. Më ka pengu një guri. Normal jam me terapi, veç teper që 2 javë jam me dhimbje,” u shpreh ajo.

Përveç shëndetit, ndjekësit ishin kuriozë edhe për karrierën e saj. Pyetjes se a ka ndonjë projekt të ri në horizont, këngëtarja iu përgjigj me mjaft entuziazëm, duke paralajmëruar surpriza:
“Patjetër, shumë shpejt do dali projekti i ri. S’tregoj shumë për plane, po i la surprizë 🔥.”
Nuk munguan as pyetjet ngacmuese për jetën private. Një ndjekës e pyeti se pse nuk po duket duke vizituar familjarët apo vjehrrinë, por
Iliriana e mori me shumë sportivitet dhe paralajmëroi diçka për ndjekësit e saj:
“Hahaha shumë shpejt ka me ba video edhe me vjehrrin 😂❤️.”
Duket se pavarësisht sfidave shëndetësore të dy javëve të fundit, Iliriana po bëhet gati të kthehet fuqishëm me projekte të reja dhe përmbajtje interesante për fansat e saj besnikë. /Prive By Liberta Spahiu




