Aktorja kosovare Fatlume Bunjaku, është përzgjedhur si një nga 10 aktorët më premtuese të Europës për vitin 2026, në kuadër të programit “European Shooting Stars”, e nominuar me rolin e saj ne filmin “HANA”, të regjisorit Ujkan Hysaj, kështu ka bërë të ditur Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
“European Shooting Stars” është një nga programet më të rëndësishme të organizatës European Film Promotion.
Juria për Shooting Stars 2026 përbëhej nga: Danica Ćurčić (Aktore daneze, ish-Shooting Star), Danis Tanović, (Regjisor boshnjak-Oscar për “No Man’s Land”), Leila Latif (Kritike filmi sudandenezo-britanike), Jo Monteiro (Casting Director nga Portugalia) dhe Jacques-Henri Bronckart (Producent belg i mbi 100 filmave dhe serialeve).
Gjatë Berlinale 2026, talentet e përzgjedhura do të marrin pjesë në një program katërditor, i cili përfshin sesione rrjetëzimi, takime me përfaqësues të industrisë, aktivitete për shtypin, ceremoninë e ndarjes së Çmimit European Shooting Stars, si dhe një moment të veçantë në tapetin e kuq, me prezantimin zyrtar të grupit në Berlinale Palast


