Ethet e ditës së të dashuruarve duket se nuk kanë kursyer askënd këtë vit, duke përfshirë edhe ata personazhe që zakonisht zgjedhin ta mbajnë jetën e tyre sentimentale larg syrit të publikut dhe mediave rozë. Në këtë listë bën pjesë edhe Blerando, artisti dhe ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, i cili mbrëmjen e kaluar vendosi të thyejë heshtjen dhe të ndajë me ndjekësit një copëz nga festa e tij intime.
Edhe pse profili i tij në rrjetet sociale është zakonisht i mbushur me angazhime profesionale dhe muzikë, Story i fundit i këngëtarit tregoi një atmosferë krejt tjetër. Blerando publikoi një foto nga një moment relaksi në vaskë, ku detaji që ra menjëherë në sy ishin dy gotat e verës së kuqe, duke konfirmuar se ai po shijonte një mbrëmje romantike “vete i dyti”.
Për ta bërë situatën edhe më intriguese, ai e shoqëroi postimin me diçiturën “Me sherrin e valentinit”. Ky etiketim me humor dhe përkëdheli lë të kuptohet se personi në krah të tij është dikush i veçantë, ndonëse identiteti i vajzës mbetet ende misterioz. Kjo lëvizje vjen deri diku si një befasi për disa nga fansat e tij, duke qenë se pas daljes nga shtëpia e famshme, tash e dy vjet, përkundër spekulimeve, Blerando ka qenë tejet i rezervuar për statusin e tij, duke u fokusuar maksimalisht tek karriera.
Me sa duket, 14 shkurti ishte dita e duhur për të pranuar se edhe ai është “kapur” nga shigjeta e Kupidit. /Prive By Liberta Spahiu



