Situata mes Selinës dhe Rogertit ka degjeneruar plotësisht gjatë orëve të vona të natës, duke kaluar nga përplasjet verbale në një incident fizik të papritur që ka lënë pa fjalë banorët dhe publikun.
Pas tensioneve të vazhdueshme dhe fjalëve të ashpra nga ana e Rogertit gjatë ditës, Selina duket se nuk ka arritur t’i kapërcejë dot ofendimet. Në orët e vona të natës, ajo i është afruar krevatit ku ndodhej Rogerti dhe e ka goditur me forcëme një objekt që nuk dallohet qartë për shkak të errësirës.
Reagimi i Rogertit ka qenë i menjëhershëm me një pasthirrmë dhimbjeje, gjë që ka alarmuar menjëherë banorët e tjerë. Ata janë zgjuar të tmerruar nga gjumi për të kuptuar se çfarë po ndodhte në dhomë.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar, por mbetet për t’u parë se çfarë masash do të merren ndaj Selinës, pasi rregullorja e formatit ndalon rreptësisht dhunën fizike.
@nacut01 Vec keshtu mer vesh ndyrsira 👏🏼 #bigbrothervipalbania #bbvipalbania #bigbrotheralbaniavip #memeshqip #dridhemojbajamedridhe ♬ original sound – nacut01


