Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka shkrirë zemrat e fansave me një video tejet të këndshme të postuar në platformën TikTok.
Në këtë video, shihet vajza e saj, Hana, së bashku me partnerin e saj, futbollistin Karim Adeyemi, teksa shfaqen mjaft të afërt dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit në ambientet e shtëpisë së tyre në fshat, duke treguar raportin e mrekullueshëm që kanë ndërtuar.
Këtë postim kaq familjar dhe të ngrohtë, Loredana ka zgjedhur ta shoqërojë me një përshkrim që mori menjëherë gjithë vëmendjen:
“Tani e kanë radhën fëmijët tanë” (jetzt sind unsere kinder dran), ka shkruar reperja.
Me këtë fjali, ajo ka lënë të nënkuptohet se pas raportit të mrekullueshëm që Karimi ka krijuar me Hanën, tani ajo dhe futbollisti duan të kenë një fëmijë së bashku dhe se tashmë ka ardhur koha e duhur për të zgjeruar familjen e tyre.
Ky afrimitet i Karimit me familjen e Loredanës nuk është risi, pasi ai po tregon gjithmonë e më shumë dashuri edhe për kulturën shqiptare.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, reperja ndau me ndjekësit në Instagram Story një tjetër imazh që bëri xhiron e rrjetit, ku partneri i saj shihej duke bërë simbolin e shqiponjës me duar midis Alpeve Shqiptare, duke dëshmuar sërish lidhjen e fortë me rrënjët e Loredanës.
Siç duket, gjithçka mes çiftit po shkon në mënyrë perfekte dhe dyshja e njohur tashmë janë më se të gatshëm që shumë shpejt të zgjerojnë familjen e tyre me një pjesëtar të ri. /Prive By Liberta Spahiu
@loredanaofficialJetzt sind unsere kinder dran🥹❤️♬ childhood – daniel.mp3 & Zamaro


