Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: “Përqafimi për të cilin u lutëm”, Beatrix dhe Albani bashkohen me nënën e tyre
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > “Përqafimi për të cilin u lutëm”, Beatrix dhe Albani bashkohen me nënën e tyre
Yjet

“Përqafimi për të cilin u lutëm”, Beatrix dhe Albani bashkohen me nënën e tyre

Written by:
Prive
Last updated: 19 Shkurt, 2026
Share

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj, së bashku me vëllain e saj, kantautorin Alban Ramosaj, kanë ndarë një lajm tejet emocionues me ndjekësit e tyre. Pas disa muajsh tepër të vështirë dhe sfidues, nëna e tyre, Antigone Ramosaj, ka përfunduar me sukses ciklin e kimioterapisë dhe terapisë me rrezatim.

Përmes një postimi të përbashkët në llogaritë e tyre në Instagram, dyshja ka publikuar një moment mjaft prekës ku shihen duke i dhënë një përqafim të ngrohtë nënës së tyre, në një ambient të dekoruar me tullumbace rozë, si simbol i kësaj fitoreje të rëndësishme.

Mbi pamjet ku shkruhej “Kanë qenë disa muaj të vështirë…”, Beatrix ka bashkangjitur një mesazh të gjatë e ndjerë, ku thekson rëndësinë e familjes dhe optimizmit në ditë të tilla.

“Përqafimi për të cilin u lutëm. Ka qenë një rrugëtim i ashpër, i vështirë për t’u shprehur me fjalë, por mirënjohja dhe optimizmi mbizotërojnë. Ndonëse kjo sfidë e vështirë është drejt fundit, ne kujtohemi se jeta është e shkurtër dhe të jetosh… të mbash pranë të dashurit tuaj në çdo moment është një dhuratë dhe privilegj,” – shkruan Beatrix në postim.

Ajo njoftoi se tashmë nëna e tyre e ka përfunduar zyrtarisht trajtimin dhe se kjo është një ditë feste për familjen. Hapi i radhës për Antigonën do të jetë në mes të muajit mars, ku do t’i nënshtrohet skanimit të parë monitorues pas terapive. Familja Ramosaj shprehet plot shpresë se ky kontroll do të konfirmojë shërimin e plotë nga kjo sfidë e rëndë.

Në mbyllje të mesazhit, Beatrix dhe Albani nuk harruan të falënderonin të gjithë njerëzit që u qëndruan pranë gjatë kësaj periudhe, duke dërguar gjithashtu një mesazh solidariteti për çdo familje që po përballet me të njëjtën luftë kundër kancerit. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X 🧿 (@beatrixramosaj)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Selvije Jao përlot rrjetin para Ramazanit: “Tavolina jonë bosh pa Shpatin”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Del data! Nis numërimi prapa për këngën e Anisës

Pritja e fansave ka marrë fund. Ish-banorja e "Big…

Writen by
Prive
6 Nëntor, 2025
Yjet

‘Cilës fe i takoni’, flet Blerta Rugova, ka diçka për Teutën

Pas dasmës së shumëpërfolur të vajzës së Presidentit historik,…

Writen by
Prive
28 Korrik, 2025
Yjet

Alaudini dhe Jonida japin njoftimin para nisjes së BBVK

Mbrëmja e sotme shënon nisjen e reality-show-t më të…

Writen by
Prive
17 Nëntor, 2025
Yjet

Vedati dhe Roela prindër për herë të parë

Ish-konkurentja e '"Për'puthen", Roela ka ndarë sot një lajm…

Writen by
Prive
1 Qershor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Përqafimi për të cilin u lutëm”, Beatrix dhe Albani bashkohen me nënën e tyre
19 Shkurt, 2026
Selvije Jao përlot rrjetin para Ramazanit: “Tavolina jonë bosh pa Shpatin”
18 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?