Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen në Paris, teksa mori pjesë në sfilatën e Chanel gjatë Paris Fashion Week.
Këngëtarja shqiptare ishte pjesë e rreshtit të parë të sfilatës së koleksionit pranverë/verë 2027, të prezantuar nga drejtori kreativ i Chanel, Matthieu Blazy, në Grand Palais.
Paraqitja e saj u kthye menjëherë në një nga momentet e komentuara të eventit, me fotografitë e Duas duke qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare të modës.
Për këtë paraqitje, Dua zgjodhi një krijim Chanel me detaje të theksuara, lule tridimensionale dhe pupla, të kombinuara me një të çarë të thellë. Pamjen e kompletoi me taka dhe aksesorë të markës.
Veshja e saj nuk kaloi pa komente në rrjet. Krahas atyre që e vlerësuan praninë dhe stilin e këngëtares, pati edhe përdorues që kritikuan zgjedhjen e veshjes, duke e konsideruar atë të pazakontë.
Megjithatë, Dua ishte padyshim një nga emrat që mori vëmendje në “front row” të Chanel, ku ishte ulur përkrah emrave të njohur si Nicole Kidman dhe Pedro Pascal.
Ndërkohë, sfilata e Chanel, nën drejtimin e Matthieu Blazy, solli një interpretim më modern të elementeve ikonike të shtëpisë së modës, me kostume tweed, silueta të tejdukshme, ngjyra të forta dhe detaje të frymëzuara nga lëvizja dhe liria.
Prania e Duas në Paris Fashion Week vjen në një periudhë kur ajo vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura të muzikës edhe në botën e modës, ndërsa paraqitjet e saj në eventet e mëdha marrin vazhdimisht vëmendje ndërkombëtare.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


