Pas shumë vitesh pa dhënë intervista, Lulja, e njohur për publikun nga çifti dikur shumë i ndjekur në rrjetet sociale, Lulja dhe Lirimi, ka vendosur të flasë hapur për jetën e saj private dhe problemet në martesë.
Në një intervistë ekskluzive për Prive By LS, ajo ka zbuluar detaje të pathëna më parë rreth krizave që ka kaluar marrëdhënia e tyre, duke konfirmuar se brenda dy vjetësh janë ndarë plot tri herë.
“Brenda dy viteve na ka ndodhur tre herë që kemi pas distancë mes njëri-tjetrit. Kësaj here ka zgjatur shumë, shumë më shumë, se asnjëri nuk jena kanë të gatshëm me pas një rikthim së bashku”, ka rrëfyer Lulja.
Madje, ajo ka pranuar se në një moment kishte menduar që marrëdhënies së tyre t’i jepnin fund përgjithmonë. Megjithatë, çifti vendosi ta provonte edhe një herë, kryesisht për hir të familjes dhe dy vajzave të tyre.
Por a ishte tradhtia arsyeja që i çoi drejt ndarjeve të njëpasnjëshme?
E pyetur për këtë çështje, Lulja ka mohuar që mes tyre të ketë pasur ndonjë veprim të pafalshëm, duke sqaruar se problemet kishin të bënin kryesisht me mungesën e komunikimit dhe mosmarrëveshjet.
“Mes neve si çift asnjëherë nuk ka pas gjëra që janë të pafalshme, por nuk mundshim me gjet gjuhë të përbashkët”, është shprehur ajo.
Lulja ka treguar se angazhimet e shumta dhe mospajtimet për çështje të ndryshme kishin ndikuar në raportin e tyre, duke theksuar se nuk ekzistonte një ngjarje e vetme që kishte shkaktuar ndarjen.
“Nuk është diçka specifike që diçka na ka çuar te prishja ose që për këtë punë jemi tu u prishur, por ka pas shumë sende të ndryshme që nuk mundshim me u marrë vesh mes vete”, ka shtuar ajo.
Pavarësisht gjithçkaje, Lulja dhe Lirimi kanë vendosur t’i japin edhe një mundësi martesës së tyre, ndërsa në intervistë ajo ka pranuar se kjo mund të jetë tentativa e fundit për të qëndruar bashkë.
Rrëfimin e plotë, ku Lulja flet edhe për ribashkimin, jetën familjare dhe sfidat shëndetësore me të cilat është përballur familja e saj, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive By LS


