Që nga dasma e tyre e shumëpërfolur në muajin janar, zërat kishin filluar të qarkullonin me shpejtësi nëpër portale dhe kudo në rrjete sociale se çifti mund të ishte në pritje për t’u bërë prindër.
Ndërkohë që Blero dhe partnerja e tij, Eronita, janë treguar jashtëzakonisht hermetikë dhe kanë zgjedhur ta mbajnë këtë pjesë kaq intime të jetës së tyre larg syrit dhe komenteve të publikut, shtatzënia tashmë është një fakt i pamohueshëm. Këngëtari i njohur, i cili e ka provuar ndjesinë e prindërimit me vajzën e tij nga martesa e parë, Tara, po bëhet gati të ndërrojë sërish pelena dhe të përjetojë të njëjtat emocione pas kaq shumë vitesh.
Burime të pakonfirmuara ende zyrtarisht nga vetë dyshja kanë bërë të ditur ekskluzivisht për Prive By Liberta Spahiu se çifti simpatik janë në pritje të një djali.
Duket se ky vit ka nisur në mënyrën më të bukur të mundshme për dyshen, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë e tani me një trashëgimtar që do t’i shtohet familjes së shpejti. Jemi sy e veshë për të parë nëse dyshja do të vendosë të ndajë ndonjë foto me barkun e rrumbullakosur në ditët në vijim. /Prive By Liberta Spahiu


