Jetoi dhjetë vjet në Amerikë, u dëbua nga shtëpia, iu dogjën rrobat, luftoi për djalin dhe paralajmëroi vdekjen e saj.
Kjo është historia që të thyen zemrën e 49-vjeçares Arlinda Sylaj Zekaj, së cilës iu mor jeta në mënyrë makabre në Pejë!
Detajet tronditëse të zbuluara nga Gazeta Sinjali tregojnë kalvarin e vuajtjeve të saj pas kthimit në Kosovë.
Pas ndarjes nga bashkëshorti, Arlinda nisi një betejë të gjatë për djalin e mitur. Ajo kërkoi ndihmë nga policia, gjykata dhe prokuroria, duke denoncuar vazhdimisht situatën në të cilën ndodhej.
Më 16 tetor, gjykata vendosi që djali t’i besohej përkohësisht Arlindës dhe ajo të kthehej në shtëpinë e përbashkët.
Por vetëm gjashtë ditë më vonë, ajo i dërgoi Prokurorisë një letër rrëqethëse.
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime.”
Po atë ditë, autoritetet kishin vlerësuar se qëndrimi i saj në shtëpi nuk ishte i sigurt. Megjithatë, tri ditë më vonë, policia e ktheu pikërisht aty.
Vetëm dhjetë minuta pas largimit të policëve, Arlindës iu mor jeta në mënyrë makabre, dyshohet nga kunati i saj, me sëpatë!
Avokatja e saj, duke folur për Sinjalin, zbuloi edhe fjalët që Arlinda ia kishte thënë para tragjedisë:
“E di që kanë me më vra mu, këta kanë me më vra.”
Dhe sot, pyetja është e tmerrshme!Çfarë duhet të bëjë një grua tjetër që shteti ta marrë seriozisht?Të paralajmërojë vrasjen e vet? Të lutet për mbrojtje? Apo të vritet që institucionet të zgjohen? Prokuroria e pranoi letrën. Shteti e dinte për rrezikun. Arlinda sot është e vdekur!
Kush do të japë llogari? /Prive By LS


