Këto tetë muajt e fundit kanë qenë një test i vërtetë qëndrueshmërie për aktorin Amir Berisha, por asnjë sfidë apo betejë shëndetësore nuk krahasohet me humbjen e fundit që i ka thyer zemrën. Pikërisht në ditën kur pritej të festonte plotësimin e 40 viteve jetë, aktori u detyrua t’i japë lamtumirën e fundit dhe më të dhimbshme, nënës së tij. Ky lajm pikëllues vjen pas një periudhe tejet të errët dhe plot peripeci për të. Siç dihet tashmë nga publiku, vetëm një muaj më parë aktori arriti të vendosë protezën e këmbës, pas atij amputimi që preku thellë ndjekësit dhe fansat e tij.
Lajmi i hidhur u bë i ditur fillimisht nga vetë aktori përmes rrjeteve sociale, për t’u shpërndarë më pas edhe nga miku i tij i fëmijërisë, artisti Gold AG.
Ceremonia e varrimit u zhvillua gjatë ditës së djeshme, ku për t’i qëndruar pranë në këto momente të rënda morën pjesë figura të njohura të artit si Gold AG, Mc Qopa, Simon Tanushi e shumë të tjerë.
Për të gjithë ata që duan të ndajnë dhimbjen me familjen, e pamja do të mbahet për dy ditë me radhë, sot dhe nesër, në Fushë Kosovë.
Pas gjithë këtyre furtunave të njëpasnjëshme që të kanë goditur jetën, ne si staf i Prive By Liberta Spahiu dëshirojmë që Zoti të të japë forcën e duhur për të ecur përpara dhe mos harro se do të jemi me ty. Ngushëllimet tona më të sinqerta nga ne për humbjen e njeriut tënd më të dashur, nënës. /Prive By Liberta Spahiu


