Sipas raportimeve të Top Channel, këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, është arrestuar nga forcat e rendit pas një incidenti të ndodhur në autostradë, ku ka dhunuar ish-konkurrentin e “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçin (Edin).
Në rrjetet sociale ka qarkulluar me shpejtësi një video nga ngjarja, ku shihet qartë se Joz Marku nuk ka qenë i vetëm gjatë këtij konflikti. Në pamjet e publikuara shfaqen disa persona të tjerë dhe makina që bllokojnë rrugën, ndërsa Jozi e godet dhe e trysnon fizikisht Edin..
Pas publikimit të pamjeve dhe reagimit të publikut, autoritetet kanë ndërhyrë duke vënë në pranga Joz Markun.
Burime për Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur se ndalimi i tij ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e Kombinatit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të motiveve të këtij konflikti, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të pranishëm në video për t’i nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore. /Prive By Liberta Spahiu


