Po vazhdon drama mes reperit Mossi dhe gazetarit Burim Pacolli.
Pas sulmit fizik që ndodhi ditën e djeshme në Prishtinë, ku reperi së bashku me disa persona të tjerë goditën gazetarin, Mossi ka zgjedhur të reagojë për herë të dytë në rrjetet sociale me një gjuhë agresive.
Në anën tjetër, Burim Pacolli ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Facebook, ku sqaroi se sulmi nuk erdhi për shkak të refuzimit të ndonjë ftese në podkast, siç pretendonte reperi.
Gjatë reagimit të tij, Burim Pacolli iu drejtua reperit me nofkën “Moss Ceklla”, duke ironizuar kështu figurën e tij.
Inatet personale dhe përshkallëzimi i gjuhës
Ky nuk është reagimi i parë i reperit pas ngjarjes që tronditi opinionin publik. Mbrëmjen e djeshme, ai bëri një deklaratë ku u përpoq ta zhvendoste fajin te inatet personale, megjithatë, reagimi i tij i fundit ka një tjetër rrjedhë, duke u shndërruar në kërcënim të hapur.
“Du gjak e du mish” – Deklarata që alarmon rrjetin
Në postimin e tij më të ri, Mossi ka shokuar ndjekësit me fjalët: “Normal unë du gjak du me pa mish nuk jom kingur mu rre me grushta, po masi ke ti u ba një përjashtim”.
Ai ka vazhduar me ofendime të rënda drejtuar gazetarit, duke u shprehur me ironi se edhe pse Pacolli ka pësuar lëndime në kokë (“kryt e ajt”), ai vazhdon të flasë.
Ky qëndrim tregon se reperi nuk ka asnjë shenjë pendese, madje paralajmëron se “do të shihen prapë shpejt”. /Prive By Liberta Spahiu



