Stina e verës ka kaluar , por përmbyllja e sezonit veror në Four Points by Sheraton Prishtina City vjen me një festë të veçantë.
Më 30 shtator, nga ora 20:00 deri në 23:00, Four Points by Sheraton Prishtina City organizon “Last Summer Party”, një mbrëmje e dedikuar muzikës live, shoqërisë dhe atmosferës festive.
Për muzikën dhe atmosferën e mbrëmjes do të kujdeset Dafina Bytyqi, e cila do të performojë live për të pranishmit.
Të ftuarit do të kenë mundësinë të shijojnë gjithashtu një pije mirëseardhjeje falas, e cila do të ofrohet në fillim të mbrëmjes.
“Last Summer Party” synon të mbledhë miq dhe adhurues të muzikës për një mbrëmje të përbashkët, duke i dhënë verës një përmbyllje me muzikë dhe shoqëri të mirë.
Eventi do të mbahet në Four Points by Sheraton Prishtina City, në Marigona Residence, më 30 shtator 2026, nga ora 20:00 deri në 23:00.
Me muzikë live, një pije mirëseardhjeje dhe atmosferë festive, “Last Summer Party” vjen si një mundësi për ta shijuar edhe një herë energjinë e verës para se sezoni të përfundojë.
/Prive By Liberta Spahiu



