Influencerja e njohur shqiptare që jeton në Gjermani, Doresa, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan përditshmërinë e saj si nënë e katër fëmijëve.
Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram përmes opsionit “Ask me a question”, ku nuk kanë munguar pyetjet mbi jetën e saj private. Ndonëse në rrjet shpesh qarkullojnë aludime dhe thashetheme për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj Berati, ato gjithmonë kanë rezultuar të pavërteta.
“Po, patjetër! Madje sipas kërkimeve në TikTok ai më ka tradhtuar. Vetëm se nuk e di a ka ndodhur me ekskavatorin në kantierin e ndërtimit apo me printerin në punë”, u shpreh ajo me batutë, duke thumbuar kështu spekulimet e vazhdueshme.


