Ish-banori i këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, dhe këngëtari Labinot Rexha, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment shumë prekës në llogarinë e tij në Instagram.
Ai ka publikuar një fotografi ku shihet pranë varrezave të familjarëve të tij më të dashur.
Në postimin e tij në Instastory, Labinoti ka bërë të ditur se ka vizituar varrin e gjyshit të tij, i cili u nda nga jeta pikërisht gjatë kohës kur këngëtari ishte i izoluar brenda shtëpisë së BBVK. Përveç gjyshit, ai kujtoi edhe babanë dhe xhaxhain e tij të ndjerë.
Krahas imazhit, këngëtari bëri një dedikim tejet emocionues, ku shprehu dhimbjen dhe mallin e pamasë: “Sot vizitova varrin e gjyshit, xhaxhait dhe babait tim. Zemra u mbush me mall dhe dhimbje, sepse mungesa e tyre ndihet çdo ditë. Allahu i mëshiroftë dhe i shpërbleftë me Xhenet.”

Kujtojmë se humbja e gjyshit ishte një goditje e rëndë për Labinotin gjatë rrugëtimit të tij në reality show, një ngjarje që e preku thellë jo vetëm atë, por edhe publikun që e ndiqte. /Prive By Liberta Spahiu


