Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzohen në martesë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzohen në martesë
Yjet

Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzohen në martesë

Written by:
Prive
Last updated: 15 Mars, 2026
Share

Ndonëse historia e tyre e dashurisë ishte tashmë një fakt i ditur botërisht prej muajsh, Princ Leka dhe Blerta Celibashi kanë zgjedhur ta hedhin hapin e madh në heshtje të plotë. Çifti, i cili e mbajti romancën e tyre të fortë dhe të konsoliduar pavarësisht vëmendjes së madhe mediatike, sapo ka kurorëzuar dashurinë në një ceremoni krejtësisht private. Oborri Mbretëror Shqiptar e bëri të ditur lajmin përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke ndarë edhe portretin e parë zyrtar të dyshes si burrë e grua.

“Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Zonjushën Blerta Celibashi. Martesa u kremtua në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe solemn”, theksohet në komunikatën zyrtare. Ceremonia nuk u mbajt në Tiranë, por në Kështjellën Apponyi në Sllovaki. Sipas institucionit mbretëror, kjo zgjedhje u bë për të nderuar trashëgiminë e çmuar dhe origjinën hungareze të Mbretëreshës Geraldinë.

Ky kurorëzim vjen si një konfirmim i radhës që dyshja kishte plane serioze që në krye të herës. Pas kapitullit të trazuar të Princit nga ndarja meaktoren Elia Zaharia, që u pasua me pamje të përplasjeve fizike dhe seanca gjyqësore për urdhra mbrojtjeje, lidhja me Blertën ishte streha e tij e qetësisë. Ata janë parë shpesh bashkë kohët e fundit në dalje publike e udhëtime, duke mos e fshehur aspak afeksionin mes tyre. Tashmë çdo gjë është zyrtare edhe në letër, pasi ashtu siç e bën të qartë vetë njoftimi, “pas martesës, Princeshë Blerta do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve”. /Prive By Liberta Spahiu

View this post on Instagram

A post shared by HRH Crown Prince Leka (@princleka)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ludo Lee ‘lëshon dorën’ në Zvicër me 10.000 franga bakshish
Next Article Labi, sërish bashkë me të dashurën gjermane?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘Vafankulu’, vjen nga Geasy dhe Melinda Ademi

'Vafankulo' është dueti muzikor i Ghetto Geasy dhe Melinda…

Writen by
Prive
15 Prill, 2025
Yjet

Jonida Vokshi qenka ‘magjepsur’ nga ky serial i ri!

Seriali i ri ‘Adolescence’, i publikuar në platformën Netflix…

Writen by
Prive
24 Mars, 2025
Yjet

Fjalët e vjehrrës së Anës nuk i hasni shpesh!

Ana Ejupi, ish-banore e Big Brother VIP Kosova 3,…

Writen by
Prive
30 Korrik, 2025
Yjet

Emocionuese – kështu e uron Kaderi babain e saj për ditëlindje!

Ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj…

Writen by
Prive
22 Mars, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Labi, sërish bashkë me të dashurën gjermane?
15 Mars, 2026
Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzohen në martesë
15 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?