Raporti mes Labinot Haxhiut dhe partneres së tij, Matildës, duket se ka hyrë në një kapitull të ri e të papritur pas daljes së tij nga “Big Brother VIP Kosova”. Labinoti këtë fundjavë ka marrë rrugën drejt Gjermanisë në shoqërinë e miqve të tij, Kushtrimit dhe Shkëlqimit, por siç duket vizita nuk ka qenë vetëm për shoqërinë. Në një “story” të publikuar nga Shkëlqimi, detajet nuk kanë shpëtuar pa u vënë re: Labinoti dhe Matilda janë parë sërish bashkë në të njëjtin ambient.

Kujtojmë se Matilda, përmes një letre publike që trazoi rrjetin gjatë një “Prime”, i dha fund lidhjes në mënyrën më të ashpër të mundshme. “Ti nuk je as gjysma e burrit që mendon që je, dhe as gjysma e burrit që unë mendoja se kisha”, ishin fjalët e saj që “dogjën” Labinotin para syve të gjithë publikut. Ajo u shpreh hapur se ndihej e parespektuar që ai zgjodhi të puthte një vajzë tjetër në ekran, duke e bërë ndarjen të dukej definitive.
Megjithatë, prania e tyre në të njëjtin vend pas gjithë asaj drame, ka ndezur dyshimet se mes tyre ka pasur një sqarim sy më sy. Ky detaj ka mjaftuar për të ngritur pyetjen nëse Matilda ka vendosur ta hedhë pas krahëve situatën për t’i dhënë një tjetër shans, apo ky takim ka shërbyer thjesht për të mbyllur llogaritë e mbetura pezull.
Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë ribashkim, pamjet flasin shumë për një raport që, pavarësisht fjalëve të rënda, ende nuk ka marrë pikën finale.
Mbetet të shihet nëse ky udhëtim në Gjermani do të shënojë rikthimin zyrtar të çiftit apo thjesht një paqe pas stuhisë së “Big Brother”. /Prive By Liberta Spahiu.



