Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Erkand Shabani me paralajmërim: ‘Javën tjetër nxjerrim pamjet e Gjestit’
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Erkand Shabani me paralajmërim: ‘Javën tjetër nxjerrim pamjet e Gjestit’
Yjet

Erkand Shabani me paralajmërim: ‘Javën tjetër nxjerrim pamjet e Gjestit’

Written by: Prive
Last updated: March 16, 2026
Share

Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, pronari i kompanisë Onima, Erkand Shabani, ka bërë reagimin e tij të parë të drejtpërdrejtë rreth incidentit në zyrat e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Shabani sqaroi arsyet pse kishte zgjedhur të heshte deri më tani, duke theksuar se u detyrua të flasë për shkak të një “fushate të gjerë mashtrimesh publike”.

Në deklaratën e tij, drejtuesi i Onima e cilësoi ngjarjen si një vepër të qartë kriminale të kryer nga Gjesti brenda zyrave të kompanisë. Sipas Shabanit, ky veprim ka shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe trauma te punonjësit. “Kjo vepër ka lënë pas vetes pasoja materiale për kompaninë dhe pasoja të rënda psikologjike për stafin, i cili është terrorizuar nën tytën e revoles,” shkroi ai.

Më tej, Shabani nënvizoi faktin se vetë autori i ngjarjes e ka pranuar fajësinë e tij para organeve të drejtësisë. Ai u shpreh se Gjesti ka kërkuar falje ndaj palëve të dëmtuara gjatë seancës së fundit gjyqësore dhe, pikërisht për faktin se çështja tashmë ndodhet në duart e gjykatës, Shabani kishte preferuar fillimisht të mos prononcohej publikisht.

Siç shprehet Shabani, për të shuar çdo spekulim dhe për të zbardhur të vërtetën e plotë, ai ka njoftuar se javën e ardhshme do të mbajë një konferencë për shtyp.

Gjatë kësaj konference, Shabani ka paralajmëruar se do të shpalosen videot e atyre që ai i quan “sulme tronditëse” të Gjestit. Po ashtu, Shabani shprehet se do të bëhen publike raportet financiare për të dëshmuar se kompania nuk i detyrohet asnjë cent artistit, duke iu përgjigjur kështu pretendimeve që mund të kenë qarkulluar.

Shabani është deklaruar i vendosur, siç shprehet “për të nxjerrë zbuluar ata persona që kanë shpresuar të përfitojnë financiarisht nga ONIMA përmes metodave kriminale”. Sipas tij, publikimi i këtyre materialeve është i domosdoshëm jo vetëm për të informuar saktë opinionin publik, por edhe për t’i shërbyer thellimit të hetimeve lidhur me veprimtarinë e artistit dhe menaxhmentit të tij.

Detajet për datën dhe vendin e konferencës pritet të njoftohen në ditët në vijim.

Aktualisht, Gjesti ndodhet në paraburgim prej 30-ditësh pas këtij incidenti. /Prive By Liberta Spahiu

 

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Alaudini i nënshtrohet ndërhyrjes për mbjelljen e flokëve
Next Article Po! Labinot Tahiri po i rikthehet politikës dhe garës për deputet
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e "Big Brother VIP Albania" u…

Writen by admin
April 5, 2025
Yjet

Ndryshon ‘prefiksi’! Luizi feston ditëlindjen me gjithçka që ka ëndërruar

Këngëtari Luiz Ejlli sot feston një nga ditëlindjet më…

Writen by Prive
July 12, 2025
Yjet

Një muaj pas lindjes, Einxhel zbulon emrin unik të djalit

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira është bërë nënë për…

Writen by Prive
May 21, 2025
Yjet

Dëshirën e Sarës, Bardhi e realizon vetëm për 24 orë!

Moderatorja dhe influencuesja e njohur, Sara Gjordeni, ka ndarë…

Writen by Prive
May 22, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Fejohet motra e Gjestit, kush është personi që i ka marrë zemrën
April 30, 2026
“Më la kur më zuri sëmundja”: Avokati Vishaj njofton divorcin pas 35 vitesh martesë
April 30, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Manage Consent

Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Functional Always active
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
View preferences
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?