Një video e publikuar në Instagram nga aktorja e njohur turke me prejardhje shqiptare, Su Burcu Yazgi Coskun, ka nxitur kureshtje, pasi në pamjet e realizuara brenda një veture vërehet edhe një detaj që lidhet me këngëtarin e njohur shqiptar, Butrint Imeri.
Aktorja ka ndarë një moment nga vetura, por, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte dora e një personi që shfaqet në video, e cila nga tatuazhi në duar, vërehet qartë se është dora e Butrintit.
Ky detaj vjen pas një tjetër lëvizjeje që nuk i ka shpëtuar Prive By LS.
Prive By LS raporton se Su Burcu dhe Butrinti kanë disa ditë që kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Kujtojmë se dy emrat janë përfolur edhe më herët për një romancë të mundshme, ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht një lidhje.
Tashmë, ndjekja e ndërsjellë në rrjetet sociale dhe videoja e fundit kanë rikthyer vëmendjen te dyshja.
A janë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit apo bëhet fjalë vetëm për një miqësi? Mbetet të shihet në vazhdim. /Prive By LS


