Pas paralajmërimeve të Erkand Shabanit për ndjekje ligjore ndaj atyre që e akuzuan pas incidentit me Gjestin, të famshmit e përfshirë në këtë përplasje virtuale nuk kanë qëndruar duarkryq. Përgjigjet e tyre kanë qenë të menjëhershme dhe aspak miqësore, duke treguar se kjo dramë duket se vetëm sa ka nisur.
Xheneta Fetahu ka zgjedhur sarkazmën për t’i kthyer përgjigje drejtuesit të ONIMA-s.

Përmes një postimi në Instastory, ajo shkroi se e gjithë kjo situatë po ngjan me “gjyqin e shekullit”, duke e ftuar atë të mos kursehet dhe t’i drejtohet gjykatave më të mëdha. Megjithatë, Xheneta nuk e la me kaq, duke e goditur me një akuzë tjetër teksa i kërkoi që të paktën të paguajë punëtorët e tij, pasi “boll djersë ka ngrënë”.
Ndërkohë, Zanfina Ismaili ka qenë shumë minimaliste, por mjaft e qartë në qëndrimin e saj. Këngëtarja ka publikuar vetëm një emoji duke gogësirë në një sfond të zi, duke lënë të nënkuptohet se deklaratat e gjata dhe kërcënimet me padi e kanë mërzitur dhe nuk i bëjnë fare përshtypje.

Nga ana tjetër, G-Bani nuk i ka lënë vend imagjinatës dhe i është përgjigjur me një video ku flet pa dorashka. Reperi u shpreh se as nuk e quan dot zotëri dhe theksoi se i qëndron çdo fjale që ka thënë më parë, përfshirë edhe etiketimin “skllavopronar”.
Sipas G-Banit, Gjesti nuk e meriton të jetë në burg dhe, edhe pse djaloshi ka bërë një gabim, faji i vërtetë bie mbi vetë Shabanin. Ai e krahasoi atë me diktatorët dhe përbindëshat që, kur e kuptojnë se po u vjen fundi, përpiqen të bëjnë dëm verbërisht për të mbrojtur veten dhe iluzionin e tyre. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


