Familja e ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, shënon një ditë të veçantë.
Vajza e saj, Margerita, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, duke përjetuar edhe një herë emocionet e bukura të mëmësisë.
Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur vetë Margerita përmes një postimi shumë në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka ndarë një fotografi ku shfaqen duart e anëtarëve të familjes të shtrënguara me njëra-tjetrën, ndërsa në kyçe mbajnë byzylykë të ngjashëm me fije të kuqe dhe të bardha.
Nga komentet e shumta të miqve, të cilët e urojnë “me jetë të gjatë për vajzën”, kuptohet se bebja e porsalindur është vajzë.
Deri më tani, Margerita ka zgjedhur ta mbajë private këtë detaj dhe nuk e ka zbuluar ende emrin e vogëlushes, duke e lënë private këtë pjesë.
Ky është një gëzim i veçantë për portretin familjar të Margeritës dhe bashkëshortit të saj, Angji Serreqi.
Çifti tashmë janë prindër të dy djemve, dhe ardhja e një vajze në jetën e tyre sigurisht që e ka plotësuar dhe i ka dhënë një ngjyrë të re lumturisë së familjes. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


