Këngëtarja Besiana Kasami, e dashur për publikun si Big Mama, po kalon ditët më të vështira të jetës së saj. Dy ditë pasi u nda nga jeta njeriu i saj më i shtrenjtë, nëna, ajo ka gjetur forcën të ndajë dhimbjen me ndjekësit e saj.
Përmes një postimi prekës në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet duke e puthur nënën në ballë.
Krahas imazhit, Big Mama ka shkruar fjalë zemre që tregojnë peshën e madhe të kësaj humbjeje, e cila u bë edhe më e rëndë pasi ndodhi në natën e festës së Fitër Bajramit.
“Nënë… në ditën më të shenjtë të humba. Bajrami s’ka më kuptim për mua… Sepse sot nuk kam më as nënë, as babë… Ti ike tek babi… dhe më latë në një boshllëk që s’mbushet kurrë”.
Në rreshtat e saj plot mall, artistja thekson se prindërit ishin forca dhe gjithçka që ajo kishte. Ajo i mbyll fjalët e saj me lutje për shpirtin e nënës, me shpresën që një ditë familja të bashkohet sërish: “Zemra më dhemb pafund pa ju… Allahu ju mëshiroftë. Inshallah Zoti ju ka bashkuar në Xhenet.”
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


