Rita Ora vazhdon të shënojë suksese në skenën ndërkombëtare, ndërsa angazhimi i saj i radhës do ta vendosë sërish në qendër të vëmendjes së miliona amerikanëve.
Këngëtarja me origjinë shqiptare është konfirmuar si bashkëprezantuese e spektaklit të famshëm amerikan “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve”, një prej ngjarjeve më të mëdha televizive që shënojnë ndërrimin e viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rita do të jetë përkrah prezantuesit të njohur Ryan Seacrest, duke udhëhequr festën madhështore nga Times Square në New York, aty ku çdo vit mblidhen mijëra njerëz për të pritur Vitin e Ri.
Por edicioni i këtij viti sjell edhe një risi të veçantë.
Për herë të parë në historinë e spektaklit, transmetimi do të jetë i disponueshëm drejtpërdrejt edhe në platformën Disney+, krahas transmetimit tradicional në televizionin amerikan ABC.
Ky zhvillim pritet ta zgjerojë edhe më shumë shtrirjen e një prej programeve më të ndjekura të natës së Vitit të Ri.
Për Ritën, ky nuk është angazhimi i parë në këtë spektakël. Artistja është bërë tashmë një fytyrë e njohur e këtij organizimi, duke u rikthyer sërish në rolin e bashkëprezantueses.
Nga sukseset në muzikë te angazhimet në televizion dhe industrinë e modës, Rita Ora vazhdon të jetë një prej emrave shqiptarë më të pranishëm në skenën ndërkombëtare.
Më 31 dhjetor, ajo do të jetë sërish në zemër të New Yorkut, për të numëruar sekondat e fundit të vitit 2026 dhe për të mirëpritur vitin 2027 para miliona shikuesve. /Prive By LS



