Sot është një ditë e veçantë dhe plot emocione për ish-finalisten e dashur të “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu.
Bukuroshja e njohur feston ditëlindjen, duke shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e saj, më shumë se një vit pas rrugëtimit televiziv që e bëri aq të afërt dhe të dashur për publikun shqiptar.
Këtë vit festimet janë pak më ndryshe, pasi Xheneta ndryshon prefiks! Ajo mbush plot 30 vjeç, duke hyrë kështu në një dekadë të re që duket se e gjen më të frymëzuar dhe plot energji të mira.
Festimi i 30-vjetorit është gjithmonë një gur kilometrik për këdo, por për Xhenetën kjo ditë ka marrë një kuptim edhe më të bukur.
Ajo ka zgjedhur ta presë këtë ditëlindje në një mënyrë krejtësisht të veçantë, duke i bërë vetes—por edhe fansave që e kanë mbështetur një dhuratë shumë të bukur. Xheneta është rikthyer aty ku ndihet si në shtëpi, në programin e njohur të fundjavës “E Diell” në Top Channel.
Një fillim i ri dhe një rikthim i ngrohtë në ekran, fiks në ditën kur ajo nis një kapitull të ri në jetën e saj. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


