Aktorja dhe këngëtarja e njohur meksikane, Dulce María, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se është bërë sërish nënë.
Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar ardhjen në jetë të vajzës së saj të dytë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Fernanda.
View this post on Instagram
Në mesazhin e saj, artistja shprehet se vogëlushja ka ardhur për të ndriçuar jetën e tyre dhe për të sjellë më shumë dashuri e shpresë në familje. Ajo thekson gjithashtu se tani familja e tyre është kompletuar, ndërsa vajza e madhe, María Paula, është bërë motër e madhe.
Postimi është shoqëruar me një video bardh e zi ku shihen duart e familjes së bashku, një simbol i unitetit dhe dashurisë.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


