Përballja me të shkuarën ndonjëherë vjen në formën e një ftese për festë, edhe kur rrugët janë ndarë përfundimisht.
E ftuar sot në “Big Brother VIP Fanclub” përballë moderatores Kiara Tito, Loredana ka folur hapur për jetën e saj pas daljes nga shtëpia dhe raportin me ish-partnerin e saj, Jozin.
Megjithëse historia e tyre e dashurisë nisi me entuziazëm brenda lojës, jashtë kamerave gjërat morën fund dhe rrugët u ndanë pa asnjë kthim mbrapa. Kiara dhe paneli e ngacmuan ish-banoren lidhur me festën e ditëlindjes së Jozit. Për herë të parë, Loredana zbuloi se në fakt ajo kishte marrë një ftesë për të qenë e pranishme në këtë gëzim, por zgjodhi ta refuzonte duke i qëndruar besnike parimeve të saj për lidhjet e përfunduara.
Duke shpjeguar arsyen e këtij vendimi, ajo mbajti një qëndrim mjaft të prerë dhe të qartë para publikut. “Nuk isha unë në ditëlindje sepse nuk ka sens të isha,” theksoi Loredana gjatë bisedës në studio. “Edhe pse ftesa le të themi erdhi, nuk më duket normale të shkosh në ditëlindjet e ishave”.
Sipas saj, kur një kapitull mbyllet, nuk ka vend për takime apo ruajtje raportesh. Ajo shtoi se sapo përfundon një marrëdhënie, çdokush duhet të marrë rrugën e tij me një “ciao mirupafshim”.
Po aq e drejtpërdrejtë ishte edhe kur Kiara Tito e pyeti për partneren e re të Jozit, pasi fotot e dyshes kanë qarkulluar kudo në rrjet. Loredana pranoi se imazhet i kanë shkuar në mesazhe nga faqe të ndryshme dhe nuk ngurroi të japë vlerësimin e saj.
Me mjaft sportivitet, ajo e cilësoi vajzën në fjalë me fjalët: “Të bukur, yll të bukur”, duke treguar qartë se e kaluara me Jozin është thjesht një arkivë e lënë pas. /Prive By Liberta Spahiu


