Lajm i rëndësishëm për të gjithë ndjekësit e formatit Big Brother VIP Albania!
“Big Brother VIP” nuk do të transmetohet këtë të martë siç jemi mësuar zakonisht, por do të zhvendoset për mbrëmjen e së mërkurës.
Arsyeja e këtij ndryshimi është një ngjarje historike për sportin tonë! E marta i dedikohet plotësisht ndeshjes vendimtare Kosovë – Turqi për kualifikueset e Botërorit. Pas fitores fantastike ndaj Sllovakisë, “Dardanët” do të luajnë atë që konsiderohet si finalja e madhe për të shkruar historinë dhe për të prekur ëndrrën e Botërorit! (Ndeshja transmetohet ekskluzivisht në DigitAlb/Top Channel në orën 20:45).
Ndërkohë, ethet e garës vazhdojnë brenda shtëpisë së famshme. Pas hapjes së Kutisë së Pandorës nga Shëndriti, në një nominim të fortë këtë javë janë Mal, Edisa dhe Shëndrit. Tashmë duhet të presim të mërkurën për të mësuar se cili nga këta banorë do të jetë më pak i votuari dhe do të lërë përfundimisht garën. /Prive By Liberta Spahiu


