Kemi disa zhvillime mjaft interesante nga jeta personale e Xheneta Fetahut , e cila kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Pas një kohe ku ajo u mundua ta mbajë jetën sentimentale krejtësisht të fshehtë dhe larg syrit të publikut, detajet e reja kanë dalë në dritë falë ndjekësve vigjilentë në rrjet.
Gjithçka mori jetë pas rikthimit të saj në ekran. Gjatë paraqitjes në E Diell, pikërisht në rubrikën Trotuar, Xheneta pranoi një buqetë me lule duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve. Ishte Nevina Shtylla ajo që e ngacmoi situatën duke zbuluar se lulet vinin nga dikush, emri i të cilit fillon me shkronjën G.
Por kush është ky person misterioz që bën gjeste të tilla publike? Mesa duket identiteti i tij tashmë është gjetur. Në rrjete sociale ka filluar të qarkullojë fotoja e një djaloshi që nuk është fytyrë publike. Thuhet se ai vjen nga bota e biznesit. Për më tepër, ai ka qenë i pranishëm dhe pjesë e ditëlindjes së saj private të tridhjetë, mes një rrethi shumë të ngushtë njerëzish.
Djaloshi quhet Gent dhe me shumë gjasë, ky është personi i cili i ka marrë zemrën bukuroshes, merr vesh Prive By Liberta Spahiu nga burime. Tani bëjnë sens plotësisht dy gjëra. Së pari, fakti që ajo vendosi ta mbajë ditëlindjen e saj aq private dhe së dyti, që u tregua e gatshme dhe e hapur për t’u bërë nënë së shpejti.
Duket se Xheneta është stabilizuar në personalen e saj dhe neve na mbetet vetëm të presim të rejat e radhës. /Prive By Liberta Spahiu
@privebyls30 vjetori e gjen me dashuri Xhenetën, zbuloher i dashuri që i ka marrë zemrën


