E ftuar në një intervistë për Top Albania Radio (TAR), Kejsi ka ndarë opinionin e saj të sinqertë për vajzën që i ka vjedhur zemrën Mateos, Brikena.
Ajo zbuloi një detaj për publikun, duke treguar se para se të niste romanca e tyre, ajo kishte një tjetër ide për vajzën që mund t’i përshtatej më së miri Mateos.
“Me thënë të drejtën unë prisja një tip si i Selinit për Mateon me ato aludimet e mia,” – u shpreh Kejsi gjatë intervistës.
Megjithatë, ndjekja e përditshme e dinamikave dhe situatave brenda shtëpisë e ka bërë atë të ndryshojë tërësisht mendim, duke e parë lidhjen e tyre në një këndvështrim tjetër, shumë më pozitiv. Ajo theksoi se Brikena ka një ndikim qetësues tek ai.
“Duke parë vazhdimësinë, një tip si Brikena i përshtatet më shumë se duhet të balancojnë njëri-tjetrin. I përshtatet më shumë se e zbut Brikena Mateon,” – shtoi ajo.
Sipas motrës së tij, karakteri i fortë dhe impulsiv i Mateos kërkon domosdoshmërisht një partnere që di të krijojë ekuilibër dhe jo një person që sjell përplasje të vazhdueshme. Për të argumentuar pse një vajzë “e zjarrtë” si Selini nuk do të ishte zgjedhja e duhur në planin afatgjatë, Kejsi bëri një krahasim mjaft interesant:
“E zbut sepse ai di të jetë edhe i butë edhe i egër. Ndërsa me një tip si Selini, dy zjarre bashkë sikur do bënin bam.”
Me këto deklarata, Kejsi duket se i ka dhënë “bekimin” e saj të plotë Brikenës, duke e parë atë si ekuilibrin e përsosur për karakterin e Mateos.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


