Ditën e djeshme, më 18 nëntor, është ndarë nga jeta Floranta Radogoshi, motra e aktorit të njohur të humorit, Sevdai Radogoshi, i njohur për publikun si Qumili.
Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur nga vëllai, Halil Radogoshi, përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi familjarët, miqtë dhe të afërmit për ndarjen e saj nga jeta.
Pas këtij lajmi, mbesa e të ndjerës, Granita Radogoshi, ka ndarë një postim në TikTok, përmes të cilit i ka dhënë lamtumirën hallës së saj.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen janë fjalët e drejtpërdrejta të Granitës, e cila krahas dhimbjes ka përmendur edhe padrejtësi që, sipas saj, i janë bërë në të kaluarën.
“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë, por vdekjen tënde nuk po mund ta përballoj”, ka shkruar ajo krahas fotografisë së Florantës.
Në vazhdim, Granita ka përmendur edhe familjarët e saj të ndjerë, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët:
“Lamtumirë hallë e mi përqafo fort babin, mamin e Tinën”.
Përmes këtij mesazhi, Granita ka lënë të kuptohet se raporti me hallën kishte pasur edhe mosmarrëveshje. Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje për rrethanat apo ngjarjet të cilave u referohet, duke e përmbyllur postimin me një lamtumirë për të ndjerën.
/Prive By LS



