Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht për publikun si Stresi, është gati të godasë sërish tregun muzikor me një projekt të ri.
Pas një periudhe pune intensive në studio, fituesi i “Big Brother VIP Kosova 1” ka gëzuar ndjekësit e tij me lajmin se pritjes po i vjen fundi.
Përmes një njoftimi në rrjetet e tij sociale, reperi ka zbuluar se kënga e tij më e re nuk është publikuar ende, por do të lançohet së shpejti.
“Kur ta nxjerrim këtë këngën? Po mendoj të dielën,” shprehet reperi në postimin e tij.
Projekti i ri muzikor titullohet ‘Cocaina’, dhe reperi u shpreh se “ju akoma s’e dini çfarë këngë për dashurinë është”.
Tani mbetet vetëm të presim të dielën për të dëgjuar se çfarë ka përgatitur Stresi këtë herë! /Prive By Liberta Spahiu



