Çifti shumë i dashur për publikun, Beslira dhe Driloni, kanë qenë së fundmi të ftuar në Prive By Liberta Spahiu.
Kjo intervistë e veçantë u zhvillua pikërisht në prapaskenat e xhirimeve të klipit të tyre më të ri që pritet të publikohet së shpejti.
Por, surprizat nga dyshja nuk përfundojnë vetëm te muzika, pasi ata folën për lajmin e bukur të bebit të tyre, djalit, që pritet të vijë në jetë së shpejti.
Kjo periudhë e bukur personale duket se po reflektohet edhe në energjinë e tyre për t’u rikthyer fuqishëm në tregun muzikor pas një pauze.
Të pyetur se pse kishin zgjedhur të qëndronin paksa më të heshtur dhe larg vëmendjes mediatike kohët e fundit, ata dhanë një përgjigje mjaft të sinqertë. Beslira dhe Driloni theksuan se kjo është “koha e Big Brother-ave” dhe publiku ka qenë jashtëzakonisht i pasionuar pas këtij formati. Megjithatë, ata theksuan se ky pushim ka marrë fund dhe tashmë kanë gati një sërë projektesh të reja për fansat e tyre.
Meqenëse theksuan ndikimin e madh të formateve reality, çifti nuk i shpëtoi as pyetjeve rreth “Big Brother VIP Albania”. Si ndjekës të programit, ata treguan simpati për banorët dhe zbuluan se dyshja e tyre e preferuar janë Brikena dhe Mateo.
/Prive By Liberta Spahiu


