Një dyshe që ndoshta pak kush e priste, por që tashmë po premton të sjellë një nga projektet më të nxehta të sezonit!
Fifi ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj duke zbuluar bashkëpunimin më të ri, i cili kësaj radhe e bën bashkë me Oriola Marashin.
Përmes një postimi të përbashkët në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, vajzat kanë ndarë një sekuencë të shkurtër nga xhirimet e videoklipit. Fifi e ka shoqëruar videon me mbishkrimin intrigues “Më jep pak ujë”, duke lënë të kuptohet se projekti mban titullin “Ujë” dhe, ashtu siç theksohet nga hashtagu, kënga pritet të lansohet shumë shpejt për publikun.
Nga pamjet e zbuluara, klipi duket se ka një koncept tejet të veçantë dhe artistik. Fifi dhe Oriola shfaqen mjaft të kuruara, të veshura me fustane të gjata, teksa kërcejnë në një ambient që ngjason me rrënojat e një kështjelle antike.
Tani na mbetet vetëm të presim publikimin e plotë të “Ujë”, për të parë magjinë që dyshja ka përgatitur! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


