Dita e sotme nisi me debate të shumta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Debat ngjau edhe mes Eglit dhe Gjestit.
Madje, ky i fundit, hodhi akuza për produksionin për shkak të disa videove që thotë të jenë publikuar pa dijeninë e tij.
Po ashtu, ai akuzoi Eglin se është bërë njëjt me produksionin.
“Me mua boll je tall, boll më. Nuk ta lejoj. Si ti si produksioni, njëjtë. E dyta herë që po i publikon videot që nuk i di unë, si atje hile si këtu hile. E shikojmë”, tha Gjesti.
“Dilni vetë keq me siguri jashtë dhe vini të më gjuani mua, ti i ke pasur fajet. Ti je fajtor për çdo lot. Shko merri shokët e tu, edhe produksionin se edhe këta të njëjtë janë dhe eja e më njollosni”, shtoi ai.
Mbetet të shihet sesi do vijojë raporti mes Gjestit dhe Eglit, si dhe si do reagojë produksioni karshi këtyre akuzave.