Tirana është përfshirë nga tensione të forta gjatë protestës së sotme, ku protestuesit kanë qëlluar me vezë drejt makinës së deputetit Erion Braçe. Ky veprim ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të policisë në zonë për të menaxhuar situatën. Megjithatë, gjendja ka degraduar shpejt në përplasje fizike dhe ndeshje mes forcave të rendit dhe disa prej protestuesve.
Ngjarja nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjetet sociale, ku influencuesja e njohur Dea Mishel ka ironizuar deputetin përmes një mesazhi publik.
“Erion mirëdita, si je? Vinte shumë erë vezë makina? E lave vetë apo në servis? Apo e ke lënë për momentin? Kujdes se thahet dhe mezi e heq pastaj”, ka qenë komenti i Deas, duke i përmendur gjithashtu me ironi nëse kishte nevojë për ndonjë grafi pas sulmit.
Përgjigjja e Erion Braçes ka qenë e shkurtër dhe e ashpër: “Aau, je larë ti?!”, ndërsa menjëherë pas këtij shkëmbimi, deputeti ka vendosur ta bllokojë influencuesen në Instagram.
Dea e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj, duke shkruar: “Deputeti i dytë që e çon muhabetin në ofendime personale dhe më bën block. Me një tek koment ky s’mbajti fare… Po i mbledh si pokemonë brenda muajit.”
Kjo nuk është hera e parë që Dea Mishel përfshihet në përplasje të tilla publike me zyrtarë të lartë. Kujtojmë se në ditët e para të kësaj proteste, ajo pati një debat të fortë virtual edhe me deputeten e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi. Influencuesja ka shfrytëzuar platformën e saj për të treguar se do të jetë e pranishme në protestën para Kryeministrisë, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit 21/2024.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


