Ish-konkurrentja e njohur e “Big Brother VIP Kosova” Shqipe Hysenaj, e cila njihet për komentet e saj pa doreza, ka reaguar së fundmi lidhur me marrëdhënien më të përfolur brenda shtëpisë, atë mes Brikenës dhe Mateos.
Përmes një postimi në Instagram Story, Shqipe ka ndarë mendimin e saj mbi strategjinë e dyshes, duke vënë në dyshim pozicionin e Mateos në raport me finalen e madhe.
Sipas saj, ky i fundit po “sakrifikon” veten për t’i hapur rrugë Brikenës.
“Nuk e di pse por më duket se Mateo po ia jep të gjithë forcën dhe vëmendjen Brikenës për Finale. Më parë do futet Briki te 4-shja e finalistëve se Teo. Mund të iki para Brikit me të njëjtën teknikë në Big,” ka shkruar Shqipja në postimin e saj.
Me këtë deklaratë, Hysenaj lë të kuptohet se Mateo mund të penalizohet nga vetë mënyra e tij e lojës, duke u renditur pas Brikenës në garën për çmimin e madh.
Mbetet për t’u parë nëse parashikimi i Shqipës do të dalë i vërtetë apo nëse dinamika e çiftit do të ndryshojë rrugës. /Prive By Liberta Spahiu



