Ndërkohë që gara po shkon drejt fundit dhe emocionet janë në kulm, mbështetja nga jashtë për konkurrentët bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.
Së fundmi, ka qenë DJ Gimbo ai që ka bërë thirrje për ta votuar partneren e tij, Selin.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka ndarë foton e Selin dhe ka shkruar:
“Votoni qiken tem se veq kjo e meriton fitoren”.
Por mbështetja e tij nuk është ndalur thjesht te ftesa për votim. Për t’i dhënë kurajo vetë Selinit në këtë sprint të fundit të garës, ai ka shtuar poshtë fotos edhe një mesazh tjetër mjaft të ndjerë: “Duro edhe pak shpirt”, duke e etiketuar atë drejtpërdrejt në postim.
/Prive By Liberta Spahiu



