Loredana Brati ka vendosur që këtë pranverë ta nisë me një transformim rrënjësor në pamjen e saj.
Ndonëse jemi mësuar ta shohim gjithmonë me flokët e saj karakteristikë shumë të gjatë, modelja e njohur sapo na vërtetoi se guximi në stil paguhet.
Përmes disa postimeve në Instagram Story, ajo ka ndarë me ndjekësit pamjen e saj të re, ku shihet se ka hequr dorë nga gjatësia e mëparshme për një prerje më të freskët dhe moderne.
Ajo shfaqet mjaft tërheqëse, ajo ka shkruar:
“Sot ndryshova look-un te Grand Salon. E di që më kanë më shumë lezet kur i kam të gjata, por po i lë flokët të marrin veten para verës. Si ju duken?”.
Në postimet pasuese, Loredana ka hapur një diskutim me ndjekësit e saj duke i pyetur nëse u pëlqen ky ndryshim.
Edhe pse shumë prej fansave janë mësuar ta shohin me flokë të gjatë dhe ndoshta e preferojnë atë imazh, vetë modelja është shprehur se i pëlqejnë shumë flokët e shkurtuar.
Ajo u ka thënë ndjekësve se është e bindur që edhe atyre do t’u pëlqejë ky look i ri po aq sa i pëlqen asaj, duke treguar vetëbesim të plotë në zgjedhjen e bërë. /Prive By Liberta Spahiu



