Pas një periudhe ndryshimeve në karrierën e saj, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka zyrtarizuar bashkëpunimin me shtëpinë e re diskografike.
Artistja tashmë do të jetë nën menaxhimin e Elsamed Senaj, të Fullmoon Production, duke paralajmëruar projekte të mëdha që pritet të lansohen së shpejti.
View this post on Instagram
Përmes një postimi në rrjetet sociale, u bë e ditur se dyshja është gati për të thyer rekorde të reja. Ky kalim vjen pas një periudhe suksesi ku Xhensila ishte nën menaxhimin e Faton Shoshit, bashkëpunim ky që nisi vitin e kaluar dhe solli projekte të shumta në tregun muzikor.
Lajmi është pritur me shumë interes nga fansat, të cilët e konsiderojnë këtë lëvizje si një “rikthim zyrtar” të Xhensilës në krye të industrisë. Postimi me mbishkrimin “Nga sot rikthehemi zyrtarisht, me mbretëreshën”, konfirmon se këngëtarja po punon intensivisht për projekte të reja që do të mbajnë vulën e menaxhimit të saj të ri.
Suksese! /Prive By Liberta Spahiu


