Lotina Haziri po shijon ditët e fundit të shtatzënisë, ndërsa numëron ditët deri në ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë.
Përmes disa postimeve të njëpasnjëshme në Instagram Story, ajo ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga rrugëtimi i saj drejt mëmësisë.
Lotina ka rikthyer në kujtesë periudha të ndryshme të shtatzënisë, që nga momenti kur mori vesh se do të bëhej nënë e deri në muajin e nëntë.
Ajo ka ndarë edhe disa nga sfidat dhe lodhjet që ka përjetuar gjatë muajve të parë, duke reflektuar mbi një periudhë që tashmë po i afrohet fundit.
Mes fotografive të publikuara, Lotina ka ndarë edhe një kolazh me partnerin e saj, Mozzik.
Në fotografitë e realizuara brenda makinës, çifti shfaqet i buzëqeshur dhe i lumtur.
Krahas tyre, Lotina ka shkruar:
“- sot almost 9”
“- picrra, menxi po pres!!!!”
Me këto fjalë të ëmbla, ajo ka shprehur padurimin për të takuar më në fund fëmijën e tyre, teksa çifti po numëron ditët për ardhjen e anëtarit më të ri të familjes. /Prive By Liberta Spahiu






