Presley Gerber, djali i supermodeles së njohur Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.
Sipas të dhënave të Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Los Angeles, të siguruara nga PEOPLE, Presley ndërroi jetë të dielën, më 20 shtator, në një qendër rehabilitimi.
Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur, ndërsa autopsia nuk është përfunduar. Lajmi u raportua fillimisht nga TMZ.
Familja e tij, përmes një përfaqësuesi, ka kërkuar privatësi gjatë kësaj periudhe “shumë të vështirë dhe të dhimbshme”.
Presley ishte gjithashtu vëllai i modeles dhe aktores Kaia Gerber.
I lindur në Beverly Hills në vitin 1999, Presley ndoqi gjurmët e nënës dhe motrës së tij në modeling.
Ai u nënshkrua me IMG Models në moshën 15-vjeçare dhe më vonë punoi me marka të njohura si Moschino, Dolce & Gabbana dhe Calvin Klein.
Në vitin 2018, ai u shfaq edhe në një reklamë të Pepsi-t gjatë Super Bowl LII, së bashku me nënën e tij.
Në vitin 2019, Presley u akuzua për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit, ndërsa në vitin 2020 bëri një tatuazh në fytyrë me mbishkrimin “MISUNDERSTOOD”, të cilin më vonë duket se e hoqi.
Në vitet e fundit, Gerber kishte folur hapur për betejat e tij me shëndetin mendor, depresionin dhe abuzimin me substancat.
Ai nisi të publikonte videot “Mental Health Mondays” në Instagram, ku ndante përvojat e tij me rikuperimin dhe synonte të ndihmonte persona që po kalonin vështirësi të ngjashme.
Në vitin 2025, ai foli edhe për medikamente që përdorte për sulmet e panikut, ndërsa kishte theksuar se dëshironte që përvojat e tij t’u shërbenin të tjerëve.
Edhe Kaia kishte folur së fundmi për vështirësitë e vëllait të saj, duke iu referuar një beteje dhjetëvjeçare me varësinë dhe ndikimit që kjo kishte pasur në familje.
Ajo vlerësoi gjithashtu faktin që Presley kishte zgjedhur të fliste hapur për problemet e tij, pavarësisht se familja kishte qenë gjithmonë shumë private. /Prive By Liberta Spahiu



