Katerina ka folur për herë të parë në Prive By LS pas lindjes së vajzës, duke rrëfyer edhe detaje nga komunikimi me Arnoldin dhe çështja e testit të ADN së, të cilin ai kishte kërkuar më herët.
Ajo tregoi se pas lindjes kishte menduar t’i dërgonte një mesazh Arnoldit, por në fund kishte vendosur të mos e bënte. Madje, mesazhin e kishte shkruar në një moment emocionesh të forta.
“Në fakt e shkruajta një mesazh, po nuk e dërgova kurrë. E shkruajta me atë inatin që kam unë: ‘Faleminderit për spermën, kam këtë beb super, që e rrita dhe e ushqeva vetë me këtë trupin tim’. Kaq. Nuk isha gati akoma”, rrëfeu ajo.
Katerina shpjegoi se orët dhe ditët e para pas lindjes ishin shumë personale për të dhe se nuk ndihej ende gati për ta kontaktuar drejtpërdrejt Arnoldin.
Sipas saj, fillimisht ai nuk iu përgjigj, ndërsa më pas ajo komunikoi me një person të afërt të tij. Pas këtij kontakti, Arnoldi e zhbllokoi dhe e telefonoi pikërisht për të folur rreth çështjes së ADN së.
“Më kontaktoi pastaj, më foli në telefon, e hoqi bllokun dhe më mori që të flisnim për atë gjë”, tregoi Katerina.
Gjatë kësaj bisede, ajo thotë se i kërkoi Arnoldit të vinte për ta realizuar testin dhe për t’i dhënë fund gjithë diskutimeve që tashmë ishin bërë publike.
“I thashë: ‘Do vish të bëjmë atë gjë, të lutem. Duhet, nuk mund të jetë kështu’. Sepse u bë që u bë, më pyesnin të gjithë. Edhe unë edhe ai e dimë, po flitet kot. I thashë të lutem, duhet të vish që ne ta bëjmë atë gjë”, u shpreh ajo në Prive By LS.
Megjithatë, sipas Katerinës, testi i ADN së vazhdon të mos jetë realizuar, pasi Arnoldi ende nuk ka ardhur për ta bërë atë. /Prive By LS


