Yll Limani, ka nisur zyrtarisht turneun e tij ndërkombëtar “Thirrëm Sot ose Nesër”, duke shënuar një fillim të shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në Cyrih të Zvicrës.
Koncerti i parë i këtij turneu mblodhi një numër të madh njerëzish, duke dëshmuar edhe një herë mbështetjen dhe dashurinë e madhe që artisti gëzon nga publiku shqiptar në diasporë.
Vendi ka qenë i mbushur në kapacitet të plotë, me një publik që e ka pritur me entuziazëm dhe ka kënduar njëzëri hitet e tij më të njohura.
Për të ndjekur këtë performancë live të Yllit, shumë adhurues nuk hezituan të udhëtonin nga qytete dhe kantone të ndryshme të Zvicrës, duke u bërë bashkë për të shijuar muzikën e tij. Vetë këngëtari ndau pamje nga salla e mbushur në rrjetet sociale, duke u shprehur i pafjalë dhe thellësisht falënderues për praninë masive.
View this post on Instagram
Emocionet e këtij eventi muzikor do të vazhdojnë edhe sonte. Për shkak të kërkesës së lartë të publikut, Ylli do të ngjitet sërish në të njëjtën skenë në Cyrih për natën e dytë radhazi.

Ashtu si mbrëmja e parë, edhe koncerti i sotëm është plotësisht “Sold Out”, duke i dhënë një nisje vërtet të suksesshme turneut të tij për vitin 2026, i cili në javët në vijim do të zhvendoset në Gjermani, Austri dhe Suedi. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


